Gjuhë shqipe dhe kulturë!
Nga Bjena në mbarë Zvicrën…
Rreth Institutit
Instituti “Feti Veseli” është themeluar me iniciativë të dy të rinjve të diplomuar pranë universiteteve zvicerane të Lozanës (Lausanne – UNIL) dhe Gjenevës (Genève – UNIGE) në degën e Shkencave Sociale dhe Politike.
Veç profesionalizimit të tyre në fushat respektive, personat në fjalë posedojnë njohjen profesionale të gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera si : anglisht, frengjisht, gjermanisht, arabisht.
Profesor Feti Veseli
Profesor Feti Veseli u lind në Likovë të Kumanovës më 1 qershor 1958, shkollën filloren e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kumanovë, dhe Fakultetin Filologjik në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit Publik të Shkupit “Kirili dhe Metodi”, në vitin 1980. Fill pas diplomimit universitar, Feti Veseli u punësua si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Teknike të Kumanovës dhe në vitin 1987, u punësua si inspektor i gjuhës shqipe në Ministrinë Rajonale të Arsimit në Kumanovë nga ku më pas u distancua edhe politikisht.
Me ashpërsimin e situatës politike në ish-Jugosllavi dhe masave…
Qëllimet e Institutit
Gjuhë shqipe
Gjuhë shqipe dhe promovim të kulturës shqiptare dhe helvetike.
Përkthime
Shqip-Frëngjisht dhe Frëngjisht-Shqip
Shqip-Italisht dhe Italisht-Shqip
Shqip-Gjermanisht dhe Gjermanisht-Shqip
Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip
Arabisht-Shqip dhe Shqip-Arabisht
Shkresa Zyrtare
Shkresa Zyrtare (urime, ftesa, ankesa, etj.) në gjuhë shqipe dhe frënge.
Udhëtime kulturore
Udhëtime kulturore për nxënësit/et nga pranvera 2023.
Librari online
Librari online nga pranvera 2023.
Trajnime
Trajnime mbi edukimin qytetar në Zvicër (njohja e sistemit federal dhe kantonal, dhe veçoritë e tyre).
Trajnime mbi mënyrën e organizimit (juridik, ekonomik, social) të shoqatave kulturore.
Kuadri Arsimor
Kuadri i Institutit “Feti Veseli” është i gjithi me formim universitar, ku pjesa më e madhe e tyre ndjekin studimet post-diplomike pranë universiteteve zviceriane si dhe universiteteve në vendet e origjinës. Mësimdhënësit/set janë të gjithë/a shqiptar/e dhe të përgatitur me një metodë pedagogjike përshtatur nevojave të veçanta të fëmijëve shqipfolës në Zvicër. Gjithashtu, ata/ato angazhohen për të dhënë mësim në hapësirat e komuniteteve dhe shoqatave partnere.
Kurrikulat Mësimore
Paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” – Niveli 1, është hartuar në përputhje me kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shqipëri, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kosovë.
Në këtë paketë do të gjeni: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalor me figura dhe një përmbledhje me pjesë të zgjedhura …
Mësimi Shqip Sipas Niveleve
Niveli “A”
Për fëmijët nga 6 deri në 8 vjeç.
Niveli “B”
Për fëmijët nga 9 deri në 12 vjeç.
Niveli “B+”
Për fëmijët mbi 12 vjeç, me njohuri të pakta të gjuhës shqipe.