Kurrikulat Mësimore
Kurrikulat Mësimore
Paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” – Niveli 1, është hartuar në përputhje me kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shqipëri, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kosovë.
Në këtë paketë do të gjeni: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalor me figura dhe një përmbledhje me pjesë të zgjedhura letrare.
Kurrikula është ndërtuar në tri pjesë, që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II dhe III, të cilat në tekstin e nxënësit/es emërtohen: Shkalla 1, Shkalla 2, Shkalla 3. Secila nga këto pjesë ka strukturën e vet, ku është mbajtur parasysh tematika dhe rezultatet e të nxënit për secilën klasë. Në hartimin e tyre është respektuar rritja graduale e shkallës së vështirësisë si në përmbajtje, ashtu edhe në sasinë e materialit.
Sa i përket grupeve të avancuara, Instituti i përshtat edhe materiale shtesë.