Rreth Institutit
Instituti “Feti Veseli” është themeluar me iniciativë të dy të rinjve të diplomuar pranë universiteteve zvicerane të Lozanës (Lausanne – UNIL) dhe Gjenevës (Genève – UNIGE) në degën e Shkencave Sociale dhe Politike. Veç profesionalizimit të tyre në fushat respektive, personat në fjalë posedojnë njohjen profesionale të gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera si : anglisht, frengjisht, gjermanisht, arabisht. Pas diplomimit, themeluesit ishin pjesë aktive e shoqatave kulturore dhe fetare shqiptare dhe nga eksperienca e tyre, vërejtën mungesën si dhe mosfunksionimin e strukturave ekzistuese mbi mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar në Zvicër.
Pas eksperiencës se suksesshme me klasën e parë shqipe të organizuar pranë “Komunitetit Shqiptar Mysliman Bjenë” (KSHMB), si dhe pas kërkesave për të zgjeruar mësimdhënien në shoqata dhe komunitete të tjera, themeluesit vendosën themelimin e këtij institucioni mësimdhënës, i cili me plot krenari gëzon emrin e Profesorit të ndjerë të gjuhës shqipe dhe ish të dënuarit politik Feti Veseli.